Qeveria i kërkon EULEX-it ekspertë për liberalizim të vizave

View previous topic View next topic Go down

Qeveria i kërkon EULEX-it ekspertë për liberalizim të vizave

Post  Admin on Wed Jan 06, 2010 2:51 am

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka pritur të martën në një takim shefin e EULEX-it, Yves de Kermabon, me të cilin ka diskutuar agjendën e takimit të përbashkët të radhës së Bordit Koordinues për Sundimin e Ligjit, që do të mbahet me 12 janar.
Kuçi dhe Kermabon, siç thuhet në një komunikatë të Zyrës së kryeministrit, kanë biseduar për hapat qe duhet të ndërmerren gjatë ditëve të ardhshme në drejtim të konsolidimit sa më të shpejtë të gjykatës në veri të Mitrovicës. Gjatë takimit është shtruar edhe çështja e bashkëpunimit midis Qeverisë dhe EULEX-it për Ligjin për Gjykatat.

Zëvendëskryeministri Kuçi, siç thuhet më tej në komunikatë, ka kërkuar përkrahje nga EULEX-i në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën. Konkretisht, është kërkuar që EULEX të delegojë disa ekspertë të fushës së liberalizimit të vizave.

Bashkëbiseduesit Kuçi dhe Kermabon kanë diskutuar edhe bashkëpunimin për ofrimin e sigurisë në vend me rastin e vizitës së presidentit serb Tadic.

Admin
Admin

Posts : 149
Join date : 2010-01-05

View user profile http://al-capone.niceboard.net

Back to top Go down

View previous topic View next topic Back to top


 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum